De Biasi te Kosova

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 19:26
De Biasi te Kosova

Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka kontaktuar Gianni de Biasin për ta ulur në stol.

Felix Magath, Walter Zenga dhe braziliani, Roberto Carlos – janë opsionet më reale për ta marrë drejtimin e ‘Dardanëve’.

Kombëtarja e Kosovës është vënë pas një emri për ta ulur në stol, pas shkarkimit të Bernard Challandes.

Menjëherë pas shkarkimit të trajnerit zviceran, janë përmendur shumë emra për të marrë drejtimin e “Dardanëve”, në mesin e tyre edhe emri i njeriut që shkroi histori me Shqipërinë, Gianni de Biasi.

Duke treguar se ka kontratë me Azerbajxhanin, De Biasi lavdëroi organikën e Kosovës.

“Sapo kam arritur në Baku nga Beogradi. Deri tash nuk më ka kontaktuar askush. Unë kam kontratë me Azerbajzhanin deri më 30 nëntor dhe nuk është e ndershme të flas për Kombëtaret tjera. Megjithatë, mund të them se Kosova e ka një ekip të mirë/shkëlqyeshëm”, tha De Biasi.

Kryetari Agim Ademi menjeherë pas shkarkimit të Challandes, ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim mund të ketë risi sa i përket trajnerit të ri.

Favorit për ta marrë postin e selektorit të Kosovës është trajneri gjerman, Felix Magath.

68 vjeçari Magath është pensionuar nga zeja e trajnerit, por mund të rikthehet për “Dardanët”.

Ndërkohë, burimet e gazetës tregojnë se në opsion janë edhe trajneri italian Walter Zenga dhe ai brazilian, Roberto Carlos – legjenda e Real Madridit. 

(Kosova Sot Online)