Pamje: Goli i paparë i yllit të Bayernit për Kanadanë bën xhiron e botës në rrjetet sociale

  • S.A /
  • 14 October 2021 - 12:10
Pamje: Goli i paparë i yllit të Bayernit për Kanadanë bën xhiron e botës në rrjetet sociale

Alphonso Davies e ka shënuar një gol të mrekullueshëm, i cili e ka bërë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale tashmë, për t’i ndihmuar Kanadasë ta mundë 4:1 Paramanë të mërkurën.

Kanadaja e mposhti Panamanë me rikthimin 4:1 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 të mërkurën në Toronto. Davies e kaloi gjysmën e fushës me vrap të shpejtë për ta vjedhur topin nga Sam Adekugbe, para se të futej vrullshëm në zonë dhe ta fuste topin në rrjetën e portës duke e lënë të shtangur portierin Luis Mejia.

Goli i tij në minutën e 66-të e kaloi Kanadanë në epërsi 2:1 në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Botëror.

Deri në fund, Kanadaja i shënoi edhe dy gola duke mos pranuar asnjë tjetër për të fituar 4:1.

Falë kësaj fitoreje, Kanadaja tani zë vendin e tretë në tabelën e Amerikës Jugore, Qendrore dhe Karaibeve për kualifikime në Katar 2022, i cili është vendi i fundit që dërgon në turneun në fjalë nga kjo konfederatë. 

(Kosova Sot Online )