Liverpooli e pëlqen Joao Felixin

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 14:56
Liverpooli e pëlqen Joao Felixin

“Reds” janë të gatshëm t’i ofrojnë deri në 75 milionë euro për yllin e Atletico Madridit

Liverpooli nuk ka hequr dorë ende nga Joao Felixi.

Gjiganti britanik do ta nisë një tjetër ofanzivë për yllin e Atletico Madridit.

Për këtë siguron mediumi “Fichajes”.

Në fakt, “Reds” do të mundohen ta transferojnë 21 vjeçarin në verën e vitit 2022.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, klubi nga “Anfield Road” do të jetë i gatshëm t’i paguajë deri në 75 milionë euro për futbollistin portugez.

Joao Felix nuk e ka treguar veten sa duhet në “Wanda Metropolitano” pasi nga ai pritej më shumë.

Për këtë arsye, Diego Simeone mund të heq dorë nga ai dhe kështu futbollisti të përfundojë në Angli. 

(Kosova Sot Online)