PSG ka gati ofertën e çmendur për Haaland nëse largohet Mbappe

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 22:29
PSG ka gati ofertën e çmendur për Haaland nëse largohet Mbappe

Deri në 42 milionë euro në sezon, kjo do të jetë oferta e PSG-së për Erling Haalandin.

Kylian Mbappe është në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint Germain dhe deri më tani nuk ka pranuar të rinovojë atë, pasi ëndërron të luajë në Real Madrid.

Kështu, PSG-ja ka nisur punën tashmë që të bëjë gati pasardhësin e Mbappes.

Sipas ‘Foot Mercato’, tani për tani PSG e ka vetëm një opsion dhe do të punojë fort që ta bëjë realitet.

Bëhet fjalën për Erling Haalandin e Borussia Dortmund, që në verën e vitit 2022 ka shumë gjasa të ndërrojë skuadër.

Sipas ‘Foot Mercato’, Parisi do ta bëjë Haalandin më të paguarin në botë, duke i ofruar deri në 42 milionë euro në sezon. 

(Kosova Sot Online)