Këshilla e Ronaldos që ia ndryshoi jetën Karim Benzemas

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 23:00
Këshilla e Ronaldos që ia ndryshoi jetën Karim Benzemas

Në një intervistë për “La Galerna”, ish-drejtori i Realit, Jorge Valdano,  zbuloi këshillën e Ronaldos që i ndryshoi jetën Benzemas.

Ai ka treguar se si CR7 ka shtyrë Benzeman që të jetë më profesionist, të punojë vazhdimisht për t’u bërë sulmuesi që të gjithë e njohim sot, njëri prej më të mirëve në botë.

Benz dhe CR7 kanë luajtur së bashku në Madrid nëntë sezone dhe kanë qenë një dyshe e frikshme.

“Ai (Benzema) ndryshoi përmirësimin në profesionalizëm”, u shpreh Valdano.

“Djali luajti me Cristiano, një super profesional. Dhe Cristiano që e admiroi shumë, i tha: ‘Djalë, nuk do arrish t’ia dalësh te Real Madrid në këtë mënyrë”.

“Karim mësoi nga kjo këshillë. Njerëzit inteligjent ndryshojnë për mirë. Dhe largimi i Cristianos ishte i rëndësishëm, sepse tani është i detyruar të jetë udhëheqës”.

33-vjeçari tani për tani është futbollisti më në formë në Evropë.

Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë shtatë asiste me fanellën e Realit në La Liga, është golashënuesi më i mirë duke lënë prapa Robert Lewandowskin dhe Erling Haalandin me nga shtatë gola. 


(Kosova Sot Online)