Brazili dhe Argjentina nuk gabojnë, Neymar shënon, Messi jo

  • S.A /
  • 15 October 2021 - 09:23
Brazili dhe Argjentina nuk gabojnë, Neymar shënon, Messi jo

Brazili dhe Argjentina i kanë fituar sfidat e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës.

Brazili e mposhti 4-1 Uruguain ku shënoi gol Neymar, derisa shkëlqeu 24-vjeçari i Leeds United, Raphinha me dy gola dhe një tjetër e shënoi Barbosa. Neymar dhuroi edhe dy asiste.

Për Uruguain shënoi sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez.

Argjentina e Leo Messit mori pikët e plota duke e mundur 1-0 në shtëpi Perunë.

Golin e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Pas kësaj fitore, Brazili ka shkuar në kuotën e 31 pikëve, Argjentina e dyta me 25.

(Kosova Sot Online )