Liverpooli i ofron kontratë të re të majme Salahut

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 14:45
Liverpooli i ofron kontratë të re të majme Salahut

“Reds” janë të gatshëm t’ia ofrojnë yllit të tyre plot 350 mijë funte në javë. Me këtë rast do të shuheshin përfundimisht spekulimet për një largim të tij të mundshëm nga “Anfield Road”

Liverpooli po e përgatit një kontratë të re për Mohamed Salahun.

“Football Insider” raporton se “Reds” do t’ia ofrojnë një rrogë të majme yllit egjiptian.

Sipas këtij mediumi, klubi nga “Anfield Road” është i gatshëm t’ia paguajë plot 350 mijë funte rrogën javore 29 vjeçarit.

Ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Romës e Fiorentinës ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.

Por, Të Kuqtë shpresojnë që ai ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2026.

Me këtë rast, do të shuheshin spekulimet për një largim të tij të mundshëm vitin tjetër. 

(Kosova Sot Online)