Laporta dëshiron që Pedri ta përfundojë karrierën në Barça si Xavi dhe Iniesta

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 16:38
 Laporta dëshiron që Pedri ta përfundojë karrierën në Barça si Xavi dhe Iniesta

Laporta e ka krahasuar Pedrin me Xavin dhe Iniestën.

Gjatë prezantimit pas nënshkrimit të kontratës me Pedrin deri më 2026, Laporta dha një deklaratë interesante për talentin spanjoll.

Dëshira e tij është që “ta përfundojë karrierën në Barça si Xavi dhe Iniesta”.

Megjithatë, as Iniesta e as Xavi nuk i varën atletet në Barcelonë.

Xavi iku në Katar ku luajti disa vite para se të bëhet trajner, derisa Iniesta vazhdon të luajë ende në Japoni.

Sido që të jetë, Laporte e kishte që të luajë në Evropë vetëm me Barcelonën dhe shpreson që edhe Pedri do të shkojë hapave të Iniestës dhe Xavit.

(Kosova Sot Online)