Lajme të këqija për Maqedoninë e Veriut, futbollisti shqiptar dëmtohet dhe humbet ndeshjet e nëntorit

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 21:24
 Lajme të këqija për Maqedoninë e Veriut, futbollisti shqiptar dëmtohet dhe humbet ndeshjet e nëntorit

Lajme të këqija për Maqedoninë e Veriut. Arijan Ademi është dëmtuar në kyçin e këmbës së majtë dhe do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të blerta.

Mesfushori 30-vjeçar u dëmtuar në disfatën e thellën 4-0 me Gjermaninë, pas  një përplasje me yllin e pacerave, Kai Haverc. Fillimisht u raportua për një dëmtim më të rëndë, por klubi i Ademit, Dinamo Zagreb ka dalë me deklaratë zyrtare duke treguar dhe kohën e rikuperimit.

‘’Pas diagnostikimeve, u mësua se Arijan Ademi ka dëmtuar kyçin e këmbës së majtë që e cila kërkon terapi për rreth katër javë’’, shkruan klubi kroat.

Ademi është pjesë e Dinamos së Zagrebit që prej vitit 2010 dhe aktualisht është kapiten i klubit kroat. Ky dëmtim do ta lërë 30-vjeçarin dhe jashtë Maqedonisë së Veriut për sfidat që do të zhvillojnë në nëntor për kualifikueset e Botërorit.

(Kosova Sot Online)