Lautaro Martinez është sulmues i kompletuar

  • A.P /
  • 16 October 2021 - 16:33
Lautaro Martinez është sulmues i kompletuar

Hernan Crespo ka folur pak për ndeshjen e sotme midis dy ish-ekipeve të tij, Lazio vs Inter.

Ai gjithashtu ka pasur disa fjalë edhe për sulmuesin, Lautaro Martinez.

Lautaro është një sulmues i jashtëzakonshëm. Tani jam duke e kuptuar se pse Milito e ndihmoi atë që të transferohej tek Interi. Argjentina ka patur historikisht sulmues shumë të mirë si Milito,Messi, Aguero, Higuain,Batistuta , Maradona dhe Unë (qesh). Kësaj liste tashmë i është shtuar dhe Lautaro, është e kot ta mohojmë. Performanca e tij flet vet, shifrat flasin vet, e keni parë besoj se emri i tij ndodhet në çdo ndeshje të Argjentinës si shënues goli, tek Interi po e po”.

“Për mendimin tim ai ka pak nga të gjithë, pak nga unë, nga Aguero, pak nga Higuain, por shumë nga Milito.Nuk kam parë ende një sulmues si ai që të ushtrojë aq shumë presion gjatë lojës, është i palodhur, kot nuk e ka nofkën “El Toro”, kështu është shprehur Hernan Crespo për sulmuesin e Interit, i cili po kalon një periudhë shumë të mirë si me Interin por edhe me Argjentinën.


(Kosova Sot Online)