Broja ia jep fitoren e parë të sezonit Southamptonit

  • A.P /
  • 16 October 2021 - 18:14
Broja ia jep fitoren e parë të sezonit Southamptonit

Armando Broja shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren e parë të Southamptonit këtë sezon.

Southampton u përball me Leeds në ndeshjen e xhiros së tetë, teksa fitoi me rezultat minimal 1:0.

Ishte sulmuesi shqiptar, Armando Broja që realizoi golin e parë në Premierligë në minutën e 53-të të ndeshjes.

Kështu, Southamptoni me këtë fitore shkon në kuotën e shtatë pikëve dhe largohet nga zona e rrezikshme.

Ndërkohë, Broja konfirmon formën fantastike në të cilën po kalon. 

(Kosova Sot Online)