Armando Broja me golin e parë hyn në histori të Southamptonit

  • A.P /
  • 16 October 2021 - 18:52
Armando Broja me golin e parë hyn në histori të Southamptonit

Armando Broja në historinë e Southamptonit. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi golin e parë me klubin anglez në Premier League pikërisht në takimin e parë si titullar.

Një finalizim që vlejti tri pikë, pasi në këtë sfidë nuk u realizua gol tjetër. Por nuk përfundon me kaq për sulmuesin e Shqipërisë.

Në moshën 20 vjeç e 36 ditë, Armando Broja bëhet lojtari më i ri i Southamptonit, që shënon në Premier Ligë në sfidën e parë në formacionin startues.

Tashmë trajneri Hasenhuttl ka nën urdhrat e tij një element shumë cilësor, që falë cilësive teknike dhe fizikut të jashtëzakonshëm mund t’i bëjë dëm çdo kundërshtari.

(Kosova Sot Online)