Lazio fiton me përmbysje ndaj Interit

  • A.P /
  • 16 October 2021 - 20:02
Lazio fiton me përmbysje ndaj Interit

Lazio ka shënuar një fitore të madhe me përmbysje ndaj Interit me rezultat 3:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Serie A.

Ivan Perisic kaloi mysafirët në epërsi kur realizoi nga pika e bardhë në minutën e 12-të të ndeshjes.

Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Në të dytën, pamë një Lazio krejtësisht tjetër.

Fillimisht Immobile barazoi rezultatin në minutën e 64-të kur realizoi nga penalltia, ndërsa përmbysja u kompletua në të 81-tën kur Anderson realizoi.

Krejt në fund, Milinkovic-Savic shënoi për rezultatin final 3:1.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e pestë me 14 pikë, teksa Interi mbetet i treti me 17 pikë gjithsej. 


(Kosova Sot Online)