Shorti i plotë i Ligës Unike në Basketboll për edicionin 2021-22

  • S.A /
  • 17 October 2021 - 16:14
Shorti i plotë i Ligës Unike në Basketboll për edicionin 2021-22

Është hedhur shorti i Ligës Unike për edicionin 2021-22 në Basketboll.

Për edicionin 2021-2022 në konkurrencën e meshkujve kanë konfirmuar pjesëmarrjen: Golden Eagle Ylli, Prizreni 16, Rahoveci dhe Peja nga Kosova dhe Vllaznia, Kamza, Tirana Neptun dhe Teuta nga Shqipëria.

Këto janë shtatë xhirot e para të cilat do të përballen skuadrat nga Kosova dhe Shqipëria.

Xhiro e parë:

Tirana – Rahoveci

Prizreni 16 – Kamza Basket

Vllaznia – Ylli

Peja – Teuta

Xhiro e dytë:

Rahoveci – Teuta

Ylli – Peja

Kamza – Vllaznia

Tirana – Prizreni 16

Xhiro e tretë:

Prizreni 16 – Rahoveci

Vllaznia – Tirana

Peja – Kamza

Teuta – Ylli

Xhiro e katërt:

Rahoveci – Ylli

Kamza – Teuta

Tirana – Peja

Prizreni 16 – Vllaniza

Xhiro e pestë:

Vllaznia – Rahoveci

Peja – Prizreni 16

Teuta – Tirana

Ylli – Kamza

Xhiro e gjashtë:

Rahoveci – Kamza

Tirana – Ylli

Prizreni 16 – Teuta

Vllaznia – Peja

Xhiro e shtatë:

Peja – Rahoveci

Teuta – Vllaznia

Ylli – Prizreni 16

Kamza – Tirana

Në edicionin e kaluar kampion ishte shpallur Golden Eagle Ylli. Turneu ishte zhvilluar në formë të Final 8, për shkak të pandemisë me Covid 19.

Në konkurrencën e meshkujve Liga Unike do të zhvillohet me sistem të dyfishtë vajtje-ardhje në edicionin 2021-2022.

Pas përfundimit të 14 xhirove të rregullta në konkurrencën e meshkujve, vendet 1-2 kualifikohen direkt për Final 4, ndërsa vendet 3-6 dhe 4-5 luftojnë për vendin e tyre në Final 4 përmes dy ndeshjeve kualifikuese vajtje-ardhje, në të cilat takohen ekipet 3-6 dhe 4-5.

Skuadra e cila nxjerrë rezultat më të mirë nga dy ndeshjet e zhvilluara (pikët e shënuara në total nga dy ndeshjet) do të jetë gjysmëfinaliste. Ekipet më mirë të renditura luajnë si vendas në ndeshjen e kthimit.