Bayern Munich e shkatërron Leverkusenin, e rimerr kreun e Bundesligës

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 17:40
Bayern Munich e shkatërron Leverkusenin, e rimerr kreun e Bundesligës

Bayern Munich e ka rimarrë kreun e tabelës në Bundesligës, pasi e shkatërroi 5:1 Bayer Leverkusenin brenda shtatë minutave të pamëshirshëm në pjesën e parë.

Robert Lewandowski dhe Sergej Gnabry me nga dy gola dhe Thomas Muller me një gol e fundosën Leverkusenin brenda pjesës së parë në BayArena të dielën, me Patrick Schick që e shënoi një gol ngushëllues për vendasit.

Duke e parë gjendjen tabelore para këtij takimi dhe humbjen e Bayernit në ndeshjen e kaluar, pritej shumë më shumë nga Leverkuseni, por kampioni në fuqi ishte thjesht i papërmbajtshëm për të.

Lewandowski e hapi serinë e golave për Bayernin në minutën e 4-të në BayArena, duke shënuar gol të mrekullueshëm me thembër.

Sulmuesi polak e dyfishoi epërsinë e Bayernit, kur e futi topin në rrjetë nga afërsia pasi u shërbye nga Alphonso Davies në minutën e 30-të.

Thomas Muller e çoi në tri gola epërsinë e vizitorëve në minutën e 34-të, para se Sergej Gnabry ta shënonte golin e katër vetëm një minutë më vonë.

Gnabry e shënoi golin e pestë për Bayernin dhe të dytin personal në minutën e 37-të.

Bayerni e mbizotëroi lojën edhe më shumë në pjesën e dytë, por nuk arriti të shënojë më.

Schick e shënoi golin e parë dhe të vetëm për vendasin në minutën e 5-të.

Bayerni e rimerr kreun tani me 19 pikë pas tetë ndeshjeve, duke e rrëzuar në vendin e dytë rivalin Borussia Dortmund me 18 pikë.

Leverkuseni ngel në vendin e tretë me 16 pikë. 

(Kosova Sot Online)