Zhegrova ia siguron Baselit fitoren kundër Sionit me gol në frymën e fundit

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 18:42
Zhegrova ia siguron Baselit fitoren kundër Sionit me gol në frymën e fundit

Edon Zhegrova i ka ndihmuar Baselit ta mposhtë 1:0 Sionin, me një gol të mrekullueshëm në çastet e fundit, për ta marrë kreun e tabelës në Superligën e Zvicrës.

Sulmuesi i Kosovës Zhegrova shënoi gol mahnitës nga largësia në minutën e 92-të Stade de Tourbillon, duke ia siguruar Baselit fitoren e gjashtë këtë sezon në ligë.

Ky ishte goli i dytë i Zhegrovës në pesë paraqitje deri tani në ligën elitare zvicerane këtë sezon.

22-vjeçari, i cili s’u ftua në Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Botëror kë të muaj, i ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje deri tani në të gjitha garat këtë sezon.

Ai mungoi rreth një muaj në fillim të sezonit shkaku i një lëndimi muskulor, por u rikthye në fund të shtatorit dhe tani duket plotësisht i riaftësuar dhe në formë të mirë.

Zhegrova ka kontribuar me dy gola dhe tri asiste në këto pak ndeshje për Baselin, duke i ndihmuar ta mbajë kreun me 22 pikë pas 10 ndeshjeve të para.

Zurich ngel në pozitën e dytë me 20 pikë, ndërsa Young Boys në vendin e tretë me 20 pikë. Kjo e fundit e ka një ndeshje më pak të zhvilluar megjithatë. 

(Kosova Sot Online)