Juventusi me mungesa kundër Romës së Mourinhos

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 19:57
Juventusi me mungesa kundër Romës së Mourinhos

Juventusi duhet të mbështetet në Federico Chiesan, Moise Kean dhe Federico Bernardeschin, derisa Roma do t’i ketë të gatshëm sulmuesit e zakonshëm Tammy Abraham, Nicolo Zaniolo dhe Lorenzo Pellegrini.

Ndeshja e javës së tetë në Serie A mes Juves dhe Romës zhvillohet në Allianz Stadium në orën 20:45.

Kjo pritet të jetë një ndeshje fantastike mes dy trajnerëve më të suksesshëm historikisht në ligë, me Max Allegrin dhe Jose Mourinhon që kanë thënë se janë të kënaqur më shumë me rezultatin sesa me bukurinë e lojës.

Juventusi u ringjallë pas një fillimi të tmerrshëm në ligë, pasi i fitoi tri ndeshje radhazi dhe sonte do ta kërkojë të katërtën.

Megjithatë, lëndimet mbeten një problem për bardhezinjtë, pasi Paulo Dybala, Matthijs De Ligt mungojnë shkaku i lëndimeve, Adrien Rabiot është i infektuar me Covid-19. Alvaro Morata nuk është plotësisht i gatshëm.

Roma e Mourinhos nuk ka ndonjë mungesë të theksuar.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, De Sciglio; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Bernardeschi; Chiesa, Kean

Roma: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Cristante, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham.

(Kosova Sot Online)