FFK organizon ndeshjen revyale, Llapi do të përballet me Kosovën e Dusseldorfit

  • S.A /
  • 18 tetor 2021 - 16:35
FFK organizon ndeshjen revyale, Llapi do të përballet me Kosovën e Dusseldorfit

Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar një ndeshje revyale.

Fituesi i Kupës së Kosovvs, FC Llapi do të përballet me fituesin e Kupës së Diasporës, FC Kosova Dusseldorf.

Ky takim revyal do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj më 26 tetor me fillim nga ora 14:00.

FFK ka njoftuar se takimi është i hapur për të gjitha mediat dhe tifozët.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, më 26 tetor do të zhvillohet ndeshja revyale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit dhe fituesit të Kupës së Diasporës, Kosova Düsseldorf.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, me fillim në orën 14:00. Ky aktivitet është i hapur për të gjitha mediat, sikurse edhe për tifozët.

(kosova Sot Online )