15-vjeçari i Bragas, një “mrekulli” që po çmend Portugalinë

  • A.P /
  • 18 tetor 2021 - 18:41
15-vjeçari i Bragas, një “mrekulli” që po çmend Portugalinë

I gjatë 170 centimetra, vetëm 63 kilogramë dhe është 15 vjeç. Emri i tij është Roger Fernandes, shkurt njihet si Roger. Që nga ky sezon, ky anësor i majtë është në historinë e futbollit portugez. Trajneri Carlos Carvalhal e bëri të debutonte me Bragan, në Superkupë, kundër Sportingut, në verë, dhe më pas i rezervoi minuta në Ligë dhe në Kupë.

Pikërisht në ndeshjen e Kupës, Roger shënoi golin e tij të parë këtë fundjavë. Shpërthimi i tij në lot gëzimi, pasi realizoi me kokë, ishte një nga imzhet më të komentuara në Portugali. Edhe trajneri i tij, Carvalhal, e bëri virale në rrjet. Ishte minuta e 81-të e ndeshjes, kur Roger i ri kërceu me kokë për të bërë histori me golin e tij.

I lindur në Guinea Bissau (jeton në Portugali që kur ishte fëmijë), Roger festoi golin me trajnerin e tij në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Isha shumë i lumtur për djalin. Ai kaloi një moment të vështirë dhe, për këtë arsye, kur dikush arrin sukses, reagimi i tij më prek dhe mua,” – tha Carvalhal.

Aktivizimi i futbollistëve të akademisë është një nga shenjat dalluese të klubit të Bragas: shtatë të rinj kanë bërë debutimin e tyre deri më sot me trajnerin Carvalhal. Fokusi shkon te Roger, një mrekulli 15-vjeçare që tashmë e di se çfarë do të thotë të shënosh me një klub të rëndësishëm portugez si Braga.

(Kosova Sot Online)