Publikohet mesazhi mes Icardit dhe China Suarezit që e zbuloi Wanda Nara

  • S.A /
  • 19 October 2021 - 09:48
Publikohet mesazhi mes Icardit dhe China Suarezit që e zbuloi Wanda Nara

Besohet se Wanda Nara u nda nga bashkëshorti i vet Mauro Icardi pasi e zbuloi një mesazh që ia kishte dërguar atij modelja argjentinase China Suarez, i cili është bërë publik tani.

China Suarez e ka mohuar se ajo është arsyeja e ndarjes së çiftit Icardi-Wanda, megjithëse mesazhi i publikuar së fundmi tregon sesi ajo i kishte kërkuar sulmuesit të Paris Saint-Germainit një natë seksi. Wanda Nara tronditi të shtunën kur shkroi në rrjetet sociale “E prishe edhe një familje tjetër për një bushtër”, duke lënë të kuptohej se ishte ndarë nga Icardi.

Thashethemet për ndarjen e tyre u shpërndanë më të madhe dhe më vonë ajo konfirmoi se ishin ndarë.

Sipas programit televiziv Los Angeles de la Manana, Wanda zbuloi mesazhe mes dyshes në rrjetin social Telegram.

“Duhet të dalim një ditë dhe të bëjmë seks diku në botë ku nuk të njohin ty hahaha”, është mesazhi që besohet se China Suarez ia kishte dërguar Icardit.

Icardi bëri përpjekje për t’u ribashkuar me Wandën, duke shkuar marrë leje për mungesë në stërvitje të PSG-së për të shkuar në Milano ku ndodhet ajo dhe fëmijët e tyre.

Sulmuesi argjentinas madje postoi fotografi me të në Instagram por Wanda më vonë la të kuptohej se nuk ka ribashkim, pasi shkroi se i pëlqen dora pa unazë. 

(Kosova Sot Online )