I tmerrshëm, njëri ndër nokautet më të frikshme në histori të MMA-së shkon për Tywan Claxton

  • S.A /
  • 19 tetor 2021 - 10:16
I tmerrshëm, njëri ndër nokautet më të frikshme në histori të MMA-së shkon për Tywan Claxton

A kishte një mënyrë më të mirë për të debutuar si profesionist në MMA sesa kjo?

Tywan Claxton bëri debutimin e tij profesional në Bellator 186 në përballjen me Jonny Bonilla-Bowman, dhe brenda 90 sekondave ai bëri një goditje të jashtëzakonshme gju.

Lëvizja tërësisht e zuri në befasi Bowmanin dhe u shtri pa ndjenja, ndërsa Claxton festoi duke u ngjitur në kafaz.

Tani kështu filloni një karrierë MMA, me një nokaut brutal, që padyshim se është njëri ndër më të mirët në histori të arteve marciale të përziera.

U deshën gati dy minuta që Jonny Bonilla-Bowman të kthehej në këndin e tij. Ai gjithashtu kishte nevojë për ndihmë për të lënë kafazin pasi goditja me gju i shkaktoi dhimbje të mëdha.

Claxton, i cili ishte një amator me rekordin shtatë fitore dhe asnjë humbje, në këtë nokaut i ka sigurua një vend vetës në histori të UFC-së.

(Kosova Sot Online )