Dardanet U19 i nisin me fitore kualifikimet për Euro 2022

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 16:57
Dardanet U19 i nisin me fitore kualifikimet për Euro 2022

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave, e ka nisur në mënyrën më të mirë fushatën kualifikuese për Euro 2022 në Pore] të Kroacisë.

Dardanet e reja të drejtuara nga Kushtrim Munishi, të martën në mesditë, kanë shënuar fitore në përballje me Letoninë, me rezultat 3:0, në kuadër Grupit 5 të Ligës B.

Kosova e dominoi plotësisht lojën dhe arriti të krijojë epërsi të hershme me golat e Leunora Xhemajt (2’) dhe Erona Bajramit (13’). Ndërkohë, edhe në vazhdim të ndeshjes Dardanet U19 arritën që pa ndonjë ngarkesë të madhe ta menaxhojnë mirë lojën dhe të shënojnë edhe golin e tretë nëpërmjet Fortesa Berishës (70’).

Ndeshjen e radhës Kosova e luan me Lihtenshtajnin, 22 tetor, derisa ndeshjen më të vështirë pritet ta ketë më 25 tetor kundër Kroacisë.

(Kosova Sot Online)