Mesazhi i bukur nga Aguero për Messin

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 18:47
Mesazhi i bukur nga Aguero për Messin

Sulmuesi argjentinas Kun Aguero, i cili foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kiev, i dërgoi një mesazh shokut të tij të ngushtë, Leo Messi.

Sulmuesi i Barcelonës shpreson që Leo të shijojë futbollin te Paris Saint Germain dhe pse jo, të fitojë gjithçka që ai dëshiron.

“Ajo që dua tani është që ai të shijojë futbollin”, tha shkurt Aguero i cili sapo është rikuperuar nga dëmtimi.

Leo e la gjatë verës Barcelonën si lojtar i lirë, pasi Barça s’mundi t’i ofronte kontratë të re për shkak të problemeve ekonomike dhe Parisi reagoi duke e blerë dhe duke i ofruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Deri më tani, Messi nuk ka treguar në fushë atë që di të bëjë ai më së miri, por kërkon kohë që të adaptohet për të dhuruar më pas spektakël.

(Kosova Sot Online)