Ronaldo nuk është në mesin e top 5 futbollistëve më të mirë në histori

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 19:01
Ronaldo nuk është në mesin e top 5 futbollistëve më të mirë në histori

Ish-futbollisti italian ka zgjedhur pesë futbollistët më të mirë të gjitha kohërave.

Antonio Cassano në një intervistë ka zbuluar pesë futbollistët më të mirë në histori të futbollit sipas tij.

Cassano ka injoruar tërësisht Cristiano Ronaldo duke thënë se ai nuk është as në mesin e top pesë futbollistëve më të mirë.

“Jorge Mendes thotë se Topi i Artë i përket Ronaldos? Po, ai është më i miri në histori, “tha Cassano me ironi.

“CR7 nuk është as në pesë të parët, Mendes është një agjent i mirë, komplimente, por nëse po flasim për nivel absolut, Cristiano Ronaldo nuk ka të bëjë me të”.

“Për mua, ai nuk është në top 5. Do të vendosja Lionel Messin, Diego Maradonën, Pelé, Johan Cruijff. Dhe pastaj do ta vendos Ronaldo fenomenin”, tha Antonio Cassano.

Cristiano Ronaldo megjithatë ka fituar Topin e Artë pesë herë gjatë karrierës së tij.

(Kosova Sot Online)