Ribashkimi emocional i Messit dhe Ronaldinhos në Paris

  • S.A /
  • 20 October 2021 - 09:12
Ribashkimi emocional i Messit dhe Ronaldinhos në Paris

Lionel Messi i dha një përqafim të fortë Ronaldinhos para ndeshjes së Paris Saint-Germainit kundër RB Leipzig të martën në Ligën e Kampionëve.

Messi dhe Ronaldinho u takuan në stadiumin Parc des Princes në Paris për pak çaste, kur argjentinasi po ngrohej para takimit kundër ekipit gjerman. Ishte një përqafim shumë emocional mes tyre dhe Messi u duk tejet i lumtur që e takoi ish-bashkëlojtarin dhe mësuesin e vet te Barcelona.

Ronaldinho, ish-lojtar i PSG-së, ishte në tribunën e stadiumit të Parisit për ta parë Messin duke shënuar dy gola në fitoren e vështirë 3:2 të PSG-së kundër Leipzig.

Messi e kishte shënuar golin e parë profesional në karrierë pikërisht pasi ishte shërbyer nga Ronaldinho më 2005, para se të luante për tri vite e gjysmë me brazilianin në Camp Nou.

(Kosova Sot Online )