Mesut Ozil përfundon në listën e ngushtë të Newcastle United

  • S.A /
  • 20 October 2021 - 11:34
Mesut Ozil përfundon në listën e ngushtë të  Newcastle United

Newcastle Unitedi ka etiketuar ylli gjerman të Fenerbahces, Mesut Ozil, si njërin nga objektivat e mëdha pas ndërrimit të pronësisë. Javën e kaluar klubi anglez ndryshoi pronësi pasi Mike Ashley shiti aksionet tek Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Me ardhjen e sheikëve arab janë shtuar edhe zërat për transferimeve të mëdha në St James Park. Emra të ndryshëm yjeve janë lidhur me “Laraskat”, ndërsa së fundmi është shfaqur edhe një emër i befasishëm.

Bëhet fjalë për yllin gjerman të Fenerbahces, Mesut Ozil, i cili ka përfunduar në listën e dëshirave të Newcastle.Sipas mediave turke, Ozil është në listën e ngushtë të dëshirave të pronarëve të rinj, të cilët presin ta nisin një epokë të re me klubin anglez. Liga Premier nuk është një kampionat i panjohur për turko-gjermani, pasi Ozil më parë ka bërë karrierë të bujshme te Arsenali. 

(Kosova Sot Online )