Vinicius është përmirësuar shumë, është në një formë fantastike

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 16:51
Vinicius është përmirësuar shumë, është në një formë fantastike

Ndeshje pas ndeshje, Vinicius Junior po tregon se është një lojtar me të ardhme dhe se ka edhe shumë për të dhuruar në fushë.

Ai shkëlqeu në fitoren e Real Madridit kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve.

 

Vini arriti të shënojë dy gola dhe u lavdërua nga Carlo Ancelotti në fund të ndeshjes.

“Vinicius Jr luajti shumë mirë. Ai është përmirësuar dhe po kalon nëpër një formë të mirë në këtë start të sezonit. Ai po shënon shumë gola dhe po shijon punën e tij. Ishte i freskët edhe në fund të ndeshjes kur bëri disa sprinte. Ai ka përmirësuar vetën para portës, është më klinikal”. U shpreh Ancelotti. 

(Kosova Sot Online)