Barçës i mjafton goli i Pique, mban gjallë shpresat n’Champions

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 20:49
Barçës i mjafton goli i Pique, mban gjallë shpresat n’Champions

Barça e ka mundur 1-0 Dinamo Kievin n’Camp Nou, duke marrë pikët e para në Champions këtë edicion. Kjo fitore mban gjallë shpresat e Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pasi vazhdon të renditet e treta në Grupin E.

Më në fund Barcelona i është gëzuar fitores dhe pikëve të para në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/22,

Të besuarit e Ronald Koeman e mundin me rezultat minimal Dinamo Kievin në Camp Nou, 1-0.

Gerard Pique arrit të shënojë golin e tri pikëve në minutën e 36-të.

(Kosova Sot Online)