FIFA zbulon vendin që do të organizojë Botërorin e Klubeve

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 21:05
FIFA zbulon vendin që do të organizojë Botërorin e Klubeve

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi këtë të mërkurë se botërori i radhës i klubeve do të luhet në Emiratet e bashkuara Arabe në muajin e parë të vitit 2022. Datat se kur do të mbahet ky turne do të përcaktohen në vijim.

Japonia, që do ta organizonte Botërorin e Klubeve, u tërhoq për shkak të pandemisë, duke i detyruar drejtuesit e FIFA-s të gjenin një tjetër shtëpi dhe Emiratet u konsideruan si opsioni më i mirë i mundshëm, duke marrë në parasysh faktin se ka qenë disa herë organizatore të këtij eventi. 

Për herë të parë Botërori i Klubeve do të organizohet me 24 skuadra. Diçka e tillë ishte menduar që të zhvillohej që këtë vit në Kinë, por për shkak të pandemisë, aktiviteti u anulua e tashmë duhet të presim janarin e vitit të ardhshëm për të parë Botërorin e Klubeve në një tjetër format.

(Kosova Sot Online)