Ansu Fati do të ketë klauzolë 1 miliard euro

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 22:17
Ansu Fati do të ketë klauzolë 1 miliard euro

Tashmë është e kryer.

Ansu Fati ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2027. Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Barça ka njoftuar se Fati do të ketë klauzolë 1 miliard euro.

Të enjten, nga ora 11:30, Fati do të takohet me presidentin, Joan Laporta për të nënshkruar kontratën dhe do të bëhen fotot zyrtare të rinovimit të saj deri më 2027.

Edhe pse 18-vjeçar, Fati ka debutuar me Barcelonën në vitin 2019.

Ai tashmë numëron 47 paraqitje me ekipin e parë, ka shënuar 15 gola. 

(Kosova Sot Online)