Rrëfimi tronditës i Valbuenas në gjykatë për bisedën e tij me Benzeman rreth kasetës së seksit

  • S.A /
  • 21 October 2021 - 10:05
Rrëfimi tronditës i Valbuenas në gjykatë për bisedën e tij me Benzeman rreth kasetës së seksit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është duke u gjykuar në mungesë nën akuzat për përfshirje në një tentim shantazh ndaj ish-bashkëlojtarit të vet francez Mathiueu Valbuena rreth një kasete të seksit.

Benzema po akuzohet se ishte përfshirë në një plot për të nxjerrë para nga ish-bashkëlojtari i vet francez para një ndeshjeje miqësore kundër Armenisë pesë vjet më parë. 

Rrëfimi tronditës i Valbuenas në gjykatë për bisedën e tij me Benzeman rreth kasetës së seksit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është duke u gjykuar në mungesë nën akuzat për përfshirje në një tentim shantazh ndaj ish-bashkëlojtarit të vet francez Mathiueu Valbuena rreth një kasete të seksit.

Benzema po akuzohet se ishte përfshirë në një plot për të nxjerrë para nga ish-bashkëlojtari i vet francez para një ndeshjeje miqësore kundër Armenisë pesë vjet më parë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Broja: Për Shqipërinë e jap maksimumin sa herë që luaj - Gazeta Express

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda

Ndaj tij është ngritur aktakuzë për bashkëpjesëmarrje në tentim shantazhi ndaj Valbuenas, por Benzema nuk ishte i pranishëm në gjykatë të mërkurën kur nisi gjykimi.

Shantazhuesit kishin kërcënuar ta publikonin një kasetë seksi ku dukej edhe Valbuena, nëse ky i fundit nuk paguan haraç. Dyshohet se Benzema e kishte nxitur Valbeunan ta paguante grupin e shtantazhuesve.

Por Valbuena e lajmëroi policinë në vend se të merrej vetë me shantazhuesit.

Duke folur të mërkurën në gjykatë, Valbuena tha: “U ndjeva në rrezik dhe instinkti im ishte se duhej të bëja ankesë. Futbolli është jeta ime. E dija se, nëse kjo video do të dilte në publik, do të ishte shumë e vështirë për mua në ekipin kombëtar francez.”

“Kur ai (Benzema) më tha se donte të bisedonte, nuk mendoja se do të fliste me mua për këtë gjë. Pas asaj bisede, kur dola jashtë dhomës, isha i tronditur. Ai këmbënguli që unë të takohesha me një person i cili vepronte si ndërmjetësues. Njeriu i besuar i tij (Karim Zenati). Ai ishte shumë këmbëngulës”, rrëfeu Valbuena.

“Janë bërë gjashtë vjet nga ky rast. E shoh se të gjithë janë këtu, pothuajse. Karim mungon. Sa keq”, shtoi ai.

Benzema rrezikon burgim deri në pesë vjet dhe gjobë prej 75 mijë eurove nëse shpallet fajtor.

Benzema i ka mohuar të gjitha akuzat. 

(Kosova Sot Online )