Gjykata do të vendosë të premten për Benzeman në rastin “kaseta e sek.sit”

  • A.P /
  • 21 October 2021 - 15:30
Gjykata do të vendosë të premten për Benzeman në rastin “kaseta e sek.sit”

Gjykata franceze në rastin “kaseta e seksit”, ku përfshihen Karim Benzema dhe Mathieu Valbeuna, pritet ta japë vendimin përfundimtar të premten.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është duke u gjykuar në mungesë nën akuzat për përfshirje në një tentim shantazh ndaj ish-bashkëlojtarit të vet francez Mathiueu Valbuena rreth një kasete të seksit.

Benzema po akuzohet se ishte përfshirë në një plot për të nxjerrë para nga ish-bashkëlojtari i vet francez para një ndeshjeje miqësore kundër Armenisë pesë vjet më parë.

Ndaj tij është ngritur aktakuzë për bashkëpjesëmarrje në tentim shantazhi ndaj Valbuenas, por Benzema nuk ishte i pranishëm në gjykatë të mërkurën kur nisi gjykimi.

Shantazhuesit kishin kërcënuar ta publikonin një kasetë seksi ku dukej edhe Valbuena, nëse ky i fundit nuk paguan haraç. Dyshohet se Benzema e kishte nxitur Valbeunan ta paguante grupin e shtantazhuesve.

Por Valbuena e lajmëroi policinë në vend se të merrej vetë me shantazhuesit.

Benzema rrezikon burgim deri në pesë vjet dhe gjobë prej 75 mijë eurove nëse shpallet fajtor.

Benzema i ka mohuar të gjitha akuzat. 

(Kosova Sot Online)