Strakosha po rikthehet, Hysaj e Muriqi duhet të kënaqen me stolin

  • A.P /
  • 21 October 2021 - 18:52
Strakosha po rikthehet, Hysaj e Muriqi duhet të kënaqen me stolin

Thomas Strakosha, dalëngadalë po rikthehet të zë vendin që e meriton në portën e Lazios.

Ai është titullar për sfidën e radhës të Lazios në Europa League që e zhvillon me Marseille.

Por befasia janë Elseid Hysaj që ka luajtur më shumë, por edhe Vedat Muriqi, që është menduar se do të ketë minuta më shumë në Europa League, pasi në Serie A është vetëm zëvendësues.

Sido që të jetë, ai është në stol dhe deri më tani, nuk e ka bindur trajnerin Mauricio Sarri.

(Kosova Sot Online)