Tri klubet që i refuzoi Fati para se të rinovojë me Barcelonën

  • S.A /
  • 22 October 2021 - 09:26
Tri klubet që i refuzoi Fati para se të rinovojë me Barcelonën

Ansu Fati është e ardhmja e Barcelonës.

18-vjeçari ka hedhur të zezën mbi të bardhë, duke rinovuar kontratën me klubin e fëmijërisë deri më 2027. Por, para se t’i thotë po rinovimit me Barcelonën, sipas Cadena SER, ai kishte tri oferta.

Madje, SER raporton se njëra ofertë ishte deri në 30 milionë bruto në sezon, pothuajse trefishin e asaj që i ka ofruar Barça.

Në anën tjetër, Daily Mial shkruan se klubet që e deshën shumë Fatin ishin; Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Liverpool.

Por, mendja e Fatit është vetëm te Barcelona dhe refuzoi të gjitha ofertat.

Po ashtu, klubi zyrtarisht ka pranuar se ne verën e vitit 2020, në zyret e Barçës kishte ardhur një ofertë deri në 150 milionë euro, por katalunasit e shohin atë si të ardhmen, pas largimit të Leo Messit. 

(Kosova Sot Online )