Ronaldinho: “Mbappe do ta fitojë një ditë Topin e Artë”

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 16:01
Ronaldinho: “Mbappe do ta fitojë një ditë Topin e Artë”

Ronaldinho nuk ka asnjë dyshim, Mbappe do ta fitojë një ditë “Topin e Artë”.

Ai në një intervistë për ‘Le Parisien’, tregoi se i pëlqen shumë se si luan Kylian Mbappe.

Dinho e përcolli për së afërmi Mbappen ditë më parë në Parc des Princes dhe nuk ka asnjë dyshim se ai do të ketë një karrierë të suksesshme.

“Mbappe do ta fitojë Topin e Artë një ditë. Çfarë lojtari”, tha Dinho.

(Kosova Sot Online)