Torino fiton ndaj Genoas në një ndeshje të bukur, minuta edhe për Vojvodën

  • A.P /
  • 22 tetor 2021 - 21:03
Torino fiton ndaj Genoas në një ndeshje të bukur, minuta edhe për Vojvodën

Torino më në fund e ka gjetur rrugën e fitores në Serie A. Pas katër ndeshjeve pa fitore, Torino më në fund triumfoi 3:2 ndaj Genoas në një ndeshje të bukur.

Torino-Genoa ishte ndeshja që hapi xhiron e nëntë në Serie A dhe dhuroi spektakël

Sanabria dhe Pogeba shënuan për epërsinë e dyfishtë të vendasve në minutën 14-të, respektivisht 31.

Destro ngushtoi epërsinë në minutën e 70-të, por Brekalo riktheu epërsinë e dy golave shtatë minuta më vonë.

Ishte Felipe Caicedo i cili shënoi për 3:2, e që në fund ishte edhe epilogu i kësaj sfide.

Mërgim Vojvoda u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Torino shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e 10-të. 

(Kosova Sot Online)