Milani nis bisedimet me sulmuesin e Portos

  • S.A /
  • 23 October 2021 - 10:52
Milani nis bisedimet me sulmuesin e Portos

esus Corona ka rënë në radarin e Milanit. Kontrata është gati, 3 milionë euro në sezon.

Milani është duke kërkuar një sulmues për merkaton e janarit. Sipas gazetarit, Rudy Galetti, objektivi është Jesus Coronan i Portos.

Raportohet se AC Milan tashmë ka nisur bisedimet për ta transferuar Jesus Coronan nga Porto.

Nëse nuk mund ta marrë në janar me një shifër të konsiderueshme, Milan do të presë deri në verë për ta marrë falas, pasi i skadon kontrata më 30 qershor.

Milani ka gati kontratën për 28-vjeçarin me 3 milionë euro pagë në sezon. 

(Kosova Sot Online )