Icardi hoqi dorë përfundimisht nga Wanda, vjen komenti befasues nga vjehrra e tij
Historia e Mauro Icardit dhe Wanda Narës si duket nuk do të përfundojë kurrë.
Pas ndarjes së bujshme, kërkimit të faljes dhe heqjes nga lista e ndjekësve në ‘’Instagram’’, një ndodhi e çuditshme ka bërë edhe më shumë lëmsh fansat.
Ikardi ka postuar një foto me fanellën e PSG-së në Instagram, por në këtë postim ka komentuar vjehrra e tij, mamaja e Uandës, Nora Kolosimo.
Kjo e fundit i dërgon 28-vjeçarit zemra në Instagram duke marrë vëmendjen e shumë njerëzve.
(Kosova Sot Online)