Pedri mbetet jashtë fushave të blerta edhe për tri javë

  • A.P /
  • 25 October 2021 - 21:29
Pedri mbetet jashtë fushave të blerta edhe për tri javë

Nuk ka këndellje për Pedrin këtë sezon. Që nga lëndimi ndaj Bayern Munich më 14 shtator, jeta e tij është zhvendosur nga fushat e blerta në qendra rehabilituese.

Të dielën AS raportoi se talenti spanjoll pati problem gjatë stërvitjes në mëngjes në Ciutat Esportiva, duke u detyruar të largohet më herët nga qendra stërvitore.

Nga testet mjekësore, vërehet se nuk ka përmirësime në rikuperimin e tij dhe i duhet ta ngadalësojë procesin e rikthimit.

Ndërkohë, tani data e rikthimit shtyhet deri kah mesi i muajit nëntor

Kjo nënkupton se Pedri pritet t’i humbasë ndeshjet ndaj Rayo Vallecanos, Alavesit, Dinamo Kiev dhe Celta Vigos.

Objektivi kryesor është që Pedri të jetë i gatshëm më 20 nëntor, në ndeshjen ndaj Espanyolit që luhet në “Camp Nou”.


(Kosova Sot Online)