Wanda e thyen heshtjen: Icardi e nënshkroi divorcin nga unë, por jemi ribashkuar

  • A.P /
  • 25 tetor 2021 - 21:52
Wanda e thyen heshtjen: Icardi e nënshkroi divorcin nga unë, por jemi ribashkuar

Ka marrë fund drama mes Mauro Icardit dhe Wanda Naras, teksa çifti janë rikthyer së bashku.

Wanda Nara kishte zbuluar se Icardi po e tradhtonte dhe kishte kërkuar shkurorëzimin, gjë të cilën argjentinasi nuk e pranonte assesi.

Ai vazhdonte të publikonte fotografi me gruan e tij, për t’i treguar se sa shumë e donte, madje duke fshirë të gjithë nga Instagrami.

Ndërkohë, para pak minutave, Wanda Nara tregoi se tashmë janë rikthyer së bashku, ndërsa sqaroi edhe gjithë situatën.

Icardi kishte nënshkruar letrat e divorcit, por pastaj ia kishte dërguar një letër që ndryshoi krejt situatën.

“Fotot që kam ngarkuar muajt e fundit tregojnë se sa të mirë ishim dhe sa të lumtur ishim. Nga ajo që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauros divorc. Kur e kuptoi që nuk kishte më kthim, më tha se nuk mund të vazhdonim kështu, se nëse ndarja ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kaq shumë dhimbjeve, atëherë duhet ta bënim. Shkuam te avokati. Në dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam marrëveshjen. Të nesërmen më shkroi një letër që askush nuk më kishte shkruar ndonjëherë: ‘Të dhashë gjithçka dhe ti ke gjithçka, shpresoj të jesh e lumtur sepse kjo do të më bënte mua të lumtur’. Dhe aty kuptova diçka se duke pasur gjithçka nuk kam asgjë nëse nuk jam me të. Jam i sigurt se ky moment i keq që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje. E rëndësishme është që ne të dy patëm lirinë për t’i dhënë fund historisë sonë 8-vjeçare, por me shpirtin tonë të lodhur nga të qarat, lirisht zgjodhëm përsëri njëri-tjetrin. Të dua Mauro Icardi”, shkroi Wanda në profilin e saj në Instagram.


(Kosova Sot Online)