Ylli i Manchester Unitedit me rrëfim të sinqertë për disfatën turpëruese kundër Liverpoolit

  • S.A /
  • 26 October 2021 - 09:05
Ylli i Manchester Unitedit me rrëfim të sinqertë për disfatën turpëruese kundër Liverpoolit

Luke Shaw e ka pranuar se humbja turpëruese e Manchester Unitedit në duart e Liverpoolit ishte e pritshme.

Unitedi e zgjati në katër ndeshje ecurinë pa fitore në Premierligë, pas disfatës 5:0 kundër skuadrës së Jurgen Kloppit të dielën pasdite në Old Trafford. Mohamed Salah shkëlqeu duke shënuar het-trik, ndërsa Naby Keita dhe Diogo Jota shënuan nga një herë tjetër në fitoren më bindëse të skuadrës së Jurgen Kloppit ndaj Unitedit.

Mbrojtësi i majtë anglez tha se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet ta pranojnë fajin për formën e dobët të skuadrës.

“Mendoj se ne duhet ta shikojmë veten në pasqyre pikë së pari. A po bëjmë gjithçka siç duhet dhe a po përgatitemi siç duhet për ndeshje? Natyrisht se ne kemi taktika dhe e kemi trajnerin që na tregon si duhet të luajmë, por nganjëherë jemi ekip shumë i lehtë për kundërshtarët”, tha Shaw për Stadium Astro.

Ai shtoi: “Ne duhet të jemi më kompakt, ne duhet të luajmë më mirë dhe e dimë këtë. Mbase mund të themi se ky rezultat pritej. Sepse në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar, ne nuk kemi luajtur mirë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë”.

Manchester Unitedi, që e pësoi humbjen e tretë në ligë këtë sezon, bie në vendin e shtatë me 14 pikë.

(Kosova Sot Online )