Regjistrohet një nga ndërhyrjet më brutale në histori të futbollit, lojtari godet kundërshtarin në stilin kung-fu

  • S.A /
  • 26 October 2021 - 12:33
Regjistrohet një nga ndërhyrjet më brutale në histori të futbollit, lojtari godet kundërshtarin në stilin kung-fu

Një nga ndërhyrjet më të këqija në historinë e futbollit ndodhi në Ligën e Kampionëve të Afrikës në sfidën mes Al Ittihad Tripoli dhe Esperance de Tunis të dielën.

Pas barazimit 0-0 në Libi në ndeshjen e parë, e dyta kishte një tjetër pamje në Tunizi. Esperance de Tunis kaloi në avantazh në minutën e 63-të me anë të Nassim Ben Khalifa.

Al Ittihad kishte presion në minutat e mbetur dhe shpresat e tyre për të përparuar pothuajse u shuan 12 minuta më vonë kur portierit të tyre, Muad Allafi, iu dha kartoni i kuq.

Hamdou Elhouni iu dha një mundësi e artë për të shënuar golin e dytë të skuadrës së tij dhe për të përfunduar në mënyrë efektive barazimin.

Por, portieri Allafi doli me shpejtësi nga porta e tij dhe goditi kundërshtarin me një goditje kung-fu në qafë.

Kjo duhet të jetë një nga ndërhyrjet më brutale të parë ndonjëherë në një fushë futbolli. Allafit, me të drejtë, iu dha kartoni i kuq..Edhe pse qartësisht ai nuk mendonte se duhej të merrte karton të kuq, teksa iu drejtua arbitrit në shenjë proteste.

Elhouni ishte i shtrirë me dhimbje dhe ai duhej të zëvendësohej. Më pas ai u dërgua në spital.

Është shfaqur një imazh i plagës në qafë, e që duket tejet serioze. Esperance de Tunis ishin të zemëruar dhe iu referuan incidentit si një ‘tentativë për vrasje’ në llogarinë e tyre në Twitter.

Fatmirësisht edhe klubi tunizian konfirmoi se lojtari i tyre po rikuperohej nga lëndimi i pësuar.

Ata shkruan: “Videoja e atentatit ndaj Hamdou Elhouni bëri xhiron e botës. Sa keq, jep një imazh të keq për futbollin afrikan…”.

Lojtari thuhet se është në gjendje të mirë dhe gjithçka ka kaluar pa ndonjë pasojë serioze. 

(Kosova Sot Online )