Dukuritë negative luftohen me masa penale

Dukuritë negative luftohen me masa penale
Dukuritë negative luftohen me masa penale

Muhamet Kelmendi

  • 26 October 2021 - 12:17

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Veprat me te renda kundër shtetit janë bere pikërisht nga ana e AKP-se, me herët nga ana e habitatit te UNMIK-te.  Ky organ duke trashëguar punën e UNMIK-te e vazhdoje aktivitetin e privatizimit jo mbi bazën ekonomike, por mbi interesat e grupeve dhe te njerëzve te fuqishëm. Tash nuk kemi pothuajse asnjë biznismen a politikane ne Kosove qe nuk ka përfituar pasuri te patundshme dhe qe nuk ka marre edhe objekte te rendësë  se madhe per shtet, duke i shndërruar ne prone private. 

Po i përmendi këtu vetëm disa. Fabrika e Amirtizazireve ne Prishtine, Fabrika e Automjeteve ne Peje, Fabrika e Duhanit ne Gjilan, Fabrikat e Gypave te Metall ne Ferizaj, Llamarina ne Vushtrri dhe Fabrika e Gomes ne Lumthate. Ka edhe shume fabrika dhe objekte tjera. Ky krim ka vazhduar edhe me token e punueshme e cila është shitur shume lire dhe e cila është shkatërruar plotësisht nga pronari i ri. Këto vepra janë tipike kriminale dhe tepër te pandërgjegjshme.

E kush ka përfituar? Janë politikanet e larte qe e kane udhëheqë shtetin dhe biznesmenët e ndryshëm.  Si ETC, Devolli, HIB, Lesna etj. E tere përgjegjësia këtu bije nbi AKP dhe mbi politikanet e biznesmenët e fuqishëm qe i keqpërdoren pozitat dhe i shkatërruan asetet kryesore te Kosovën.

Kështu është kryer një vepër e rende penale. Dhe, këtu  AKP del ne përgjegjës kryesore. Ajo ka bere dhe ka krijuar rrjedhimisht nje gjendje te rende ne sektorin e privatizimit te pasurisë se shtetit dhe asaj shoqërore.  Është lene shteti pa asetet te veta. Veprat penale kane vazhduar edhe me tenderë dhe edhe me vjedhje nga vendi i punës. Shëtitjet e panevojshme neper Evrope e ne Amerike,  qëndrimet neper hotele, kane kushtuar shume. Drekat dhe darkat e kështu me radhe. Korrupsioni ka qene dhe mbetet nje e keqe e madhe ne Kosove. Tash kemi korrupsion neper prokurori e ne gjykata, neper ministri e komuna, ne borde e ne administratën e shtetit, ndërsa ne sektorin privat vazhdon vjedhje e çdo ditshme ekstreme e qytetareve. Te punësuarit skllavërohen rende.

Ata paguhen shume dobët dhe nuk kane fare mbrojtje ne pune. Nuk ka pensione adekuate me nevojat dhe nuk ka as sigurime shëndetësore. Ndihmat sociale janë qesharake. Këto janë dukuri qe e kane dëmtuar vendin shume dhe kjo po vazhdon me intensitet te larte. A do te merret kjo Qeveri me këto çështje mbetet te shihet!? Deri me rashë nuk ka bere asgjë ne përmirësimin e jetës se punëtoreve, fshatareve  pensionereve e te shtresa tjera te varfra. Varfëria është bere me e rende. Kjo Qeveri karakterizohet me shumë kritika nga puna. Njëherit po vazhdon me intensitet me ngarkime me njerëz gjithashtu te afërme me politike. Kështu nuk luftohet krimi. Pa masa penale ndëshkuese nuk ndalet krimi ne nivelet e larta.

E them ne nivelet e larta, sepse aty është dhe ka filluar e është kryer vjedhje dhe demi me i madh është shkaktuar nga ata. Tash nuk ka politikane dhe biznesmen te fuqishëm qe nuk kane toke me nga 200 e me shume hektarë. Ka biznesmen qe ka marre token bujqësor dhe e ka shndërruar ne parcela ndërtuese. Kështu është toka ne Zahaq te Pejës e blere nga ETC. Tash po ndërtohen objekte te ndryshme. Kështu është ne Drenice, ne Kline, ne Prishtine e ku jo. Këta ndalen me përgjegjësi penale.

Rruge tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".