Çfarë po ndodh me lojtarët holandezë të Barcelonës?

  • E.K /
  • 26 October 2021 - 13:50
Çfarë po ndodh me lojtarët holandezë të Barcelonës?

Barcelona gjithmonë ka qenë e lidhur me lojtarët holandezë. Dhe ata të këtij sezoni, nën drejtimin e një trajneri holandez, duhej të ishin të rëndësishëm dhe vendimtarë.

Por, sezoni i tretë i Frenkie de Jong është më i komplikuari deri më tani. Fillimi ishte i mirë për Depay, por tani ish-yllit të Lyonit po i mungojnë golat. Në anën tjetër, Luuk de Jong nuk premtonte shumë edhe ashtu kur u transferua në fund të afatit kalimtar.

Këto janë kohë të vështira për bashkatdhetarët e figurave të rëndësishme të Barcelonës si Johan Cruyff, që ndryshoi historinë e klubit, apo vet Ronald Koeman, arkitekt i Kupës së pare Evropiane të Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Frenkie de Jong nuk po e ndihmon më mesfushën

De Jong pati paraqitje të mira në vitin e parë si lojtar i Barcelonës dhe në vitin e dytë ishte prej të paktëve që pati formë konstante. Edhe ndryshimet e pozicioneve të vazhdueshme nga Koeman nuk e kanë ndihmuar. Gjatë “El Clasicos”, ai bëri pesë humbje të topave, teksa bëri vetëm 48 pasime, një shifër e vogël për të.

Depay nuk po arrin të përfitojë

Depay nuk e ka freskinë e ndeshjeve të para dhe kjo ka filluar të dëshpërojë tifozët e Barcelonës. 4 gola në 12 ndeshje janë shifër e vogël për të, që i bie nga një gol në tri ndeshje. Ai gjithashtu ka dy asiste.

Luuk de Jong: 10 goditje dhe një gol

Ardhja e tij nuk ishte aspak e mirëseardhur nga tifozët e Barcelonës. Në Sevilla ai ishte qendërsulmuesi i tretë prapa En-Nesyrit dhe Rafa Mir. Deri tani ai ka shënuar një gol nga 10 goditje sa ka bërë gjithsej.

(Kosova Sot Online)