Ozil mund të lërë Fenerbahcen, mendon rikthimin në Angli

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 15:55
Ozil mund të lërë Fenerbahcen, mendon rikthimin në Angli

Aventura e Mesut Ozil te Fenerbahce mund të përfundojë pas vetëm 1 viti.

I transferuar në janar te verdhezinjtë nga Stambolli, ish-mesfushori i Arsenalit mund të lërë klubin turk në fund të këtij viti kalendarik.

Ozil nuk është i kënaqur te Fenerbahce për faktin se nuk aktivizohet rregullisht teksa në këtë sezon ka nisur vetëm 6 ndeshje që nga fillimi nga 12 në total.

këtë arsye Ozil po mendon rikthimin në Premier League aty ku e pret Newcastle.


(Kosova Sot Online)