Zyrtare: Verratti do të mungojë të paktën një muaj

  • S.A /
  • 26 October 2021 - 16:16
Zyrtare: Verratti do të mungojë të paktën një muaj

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, lëndohet sërish. Verratti u dëmtua të dielën në “derbin” e Francës me Olympique Marseille dhe do të mungojë të paktën 4 javë sipas asaj që raportohet nga PSG.

Verratti, i cili ishte zëvendësuar në fund të pjesës së parë, do të humbasë dy ndeshjet vendimtare të kombëtares së Roberto Mancinit kundër Zvicrës dhe Irlandës së Veriut.

Me PSG-në ai duhet të mungojë në ndeshjen e kthimit me Manchester Cityn, në Champions League më 24 nëntor. Diagnoza e mjekëve të PSG-së flet për lëndim të muskujve në këmbën e majtë.

(Kosova Sot Online )