Abstenimi nga pjesëmarrja në zgjedhje, veprim ndëshkues kundër politikes së inkriminuar për votën e manipuluar

Abstenimi nga pjesëmarrja në zgjedhje, veprim ndëshkues kundër politikes së inkriminuar për votën e manipuluar

Gani Qarri

  • 26 October 2021 - 07:44

Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri

Kusht i vetëm dhe i patejkalueshëm për rikthimin e besimit qytetar në skenën e kontaminuar politike, mbetet reformimi i thellë dhe ristrukturimi i shpejtë  e urgjent i partive të kriminalizuara me kuadro krejtësisht të reja e të panjollosura me krim e korrupsion dhe të pa përzier e pjesëmarrje në afera të kundërligjshme. 

Në shenjë proteste ndaj manipulimeve perverse dhe veprimeve apriori, degjeneruese e adoleshente të klasës së dështuar politike në vend, besimi i qytetarëve ka rënë deri në atë masë katastrofale, sa që për shkak të numrit të vogël të atyre që ende gjejnë forcë dhe ndonjë arsye për të dal në votime, po vendos para pikëpyetjes më të madhe edhe vet legjitimitetin e kandidatëve që dalin "fitues" në zgjedhje të tilla farsë, për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët të votuesve, si për pushtetin lokal, ashtu edhe për atë qendror.  Kështu që për ato parti dhe ata politik-bërës që ende u kanë mbetur edhe dy fije mend në kokë, kjo duhet tu shërbej vërtetë si alarmi më serioz, për vet faktin se edhe në votimet e fundit komunale, u shënua dalja më e ulët e votuesve e dëshmuar deri më tani, që nga vitet e pasluftës, në zgjedhjet e Republikës së Kosovës.

Madje, në votimet e 17 tetorit, për zgjedhjet lokale në 38 komunat e mbarë vendit, qytetarët që iu drejtuan kutive të votimit për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe përfaqësuesit e tyre në kuvendet komunale, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në votime, nuk arriti mbi 42.50 % të qytetarëve me të drejtë vote, gjë që flet më së miri për dëshpërimin e pafund të qytetarëve me partitë dhe politik-bërësit, tërësisht të dështuar të Kosovës. Prandaj ky është alarmi më serioz i cili me abstenimin në rritje të qytetarëve nga e drejta për të votuar, dëshmon se votuesi i Kosovës nuk ka kandidat të duhur për ti zgjedhur, ndaj dhe besimi në këtë klasë të dështuar politike, jo vetëm që ka rënë në mënyrë katastrofale, por edhe është duke humbur në vijimësi dhe masë pa krahasimisht të madhe. 

Vet kjo flet më shumë se çfarëdo argumenti zbukurues, se në të ardhmen e afërt, do të vihet ligjërisht në pikëpyetje edhe vet legjitimiteti i të zgjedhurve, për shkak të  pjesëmarrjes së vogël të votuesve në zgjedhje, nga dëshpërimi i pafund i qytetarëve të Kosovës në politik-bërësit debil e gjysmanalfabet, si për pushtetin lokal, ashtu edhe ata të nivelit qendror. Pra tash kërkohet urgjentisht, hapja e partive dhe institucioneve pa kushte e paragjykime, për njerëz të rijnë, të aftë e të shkolluar dhe të pa involvuar në inkriminime me pushtetar të kriminalizuar,  kuadro të reja, që kanë aftësi, kapacitete e vizion për një të ardhme më të mirë dhe që nuk do ta zhgënjejnë përsëri qytetarin me premtime të kota e mashtrime bizare si deri më tani, për interesa personale dhe përfitime kriminale siç vepruan partitë dhe politikanët e deritanishëm tërësisht të degjeneruar.  

Për frymëzimin e të rinjve dhe ndarjen përfundimtare të vendit nga korrupsioni galopant dhe krimi i organizuar që ka mbërthyer vendin nga politika e kriminalizuar, në Republikën e Kosovës, koha dhe zhvillimet po dëshmojnë haptazi se Kosova ka nevojë të patejkalueshme për dekriminalizimin gjeneral të mbarë skenës politike.  Dhe ky mbetet opsion i vetëm për rikthimin e gjendjes së vendit në binar normal, rivendosjen e rendit e të ligjit, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe joshjen e qytetarit për ta shfrytëzuar të drejtën kushtetuese që të zgjedh dhe të zgjidhjet, në ente e institucione dhe funksione komunale e ato shtetërore, rifreskimi urgjent i të cilave është obligim, detyrë dhe nevojë parësore e secilës parti dhe politik-bërës normal, në këtë vend dhe mbarë Republikën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".