Zidane trajner i Manchester United? Nuk ka lajme të mira në këtë drejtim

  • S.A /
  • 26 October 2021 - 16:37
Zidane trajner i Manchester United? Nuk ka lajme të mira në këtë drejtim

I cilësuar si njëri nga kandidatët për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer, Zinedine Zidane nuk ka ndërmend të marrë përgjegjësinë e trajnerit tek Manchester United.

Sipas ESPN, trajneri francez nuk dëshiron të nxitojë me vendimin për t’u rikthyer në futboll dhe preferon të presë projektin e duhur për t’u rikthyer në aktivizim.

Zidane, 49 vjeç, ka qenë pa klub që kur u largua nga Real Madrid majin e kaluar, por as projekti tek Manchester United nuk e bindi dot atë.

(Kosova Sot Online )