Ermal Krasniqi, ylli i javës së 11-të në Superligë

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 17:05
Ermal Krasniqi, ylli i javës së 11-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës e ka ndarë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 11-të në Superligë është shpallur futbollisti Ermal Krasniqi i FC Ballkanit.

23-vjeçari i portokallezinjve nga Suhareka, Ermal Krasniqi, dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj kampionit në fuqi FC Prishtina, me një gol dhe një asistim.

Për sulmuesin e Ballkanit, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme, kjo është hera e dytë që shpallet “Ylli i Javës” në këtë edicion, pasi këtë çmim e kishte fituar edhe në xhiron e dytë.

(Kosova Sot Online)