Mehmet Bogujevci flet pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 18:06
Mehmet Bogujevci flet pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit

Derisa Serbia ia ndaloi ekipit të Kosovës pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të boksit që po mbahet në Beograd për shkaqe politike, nga federata serbe ftesë si mysafir nderi ka marrë legjenda e boksit kosovar, Mehmet Bogujevci – ish nënkampioni botëror me reprezentacionin e ish-Jugosllavisë në Botërorin e Beogradit në vitin 1978.

Por, 70-vjeçari ka vendosur ta refuzojë ftesën shkaku i situatës së krijuar me ekipin kosovar të boksit, i cili u bë “viktimë” e politikës serbe në raport me shtetin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)